Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

175 Receta dhe një histori e gjatë dashurie! Florenca Reçi sjell “Receta nga zemra”

schedule12:29 - 27 Nëntor, 2026

schedule 12:29 - 27 Nëntor, 2026

Pas viteve të përkushtimit ndaj artizanatit, qëndisjes dhe punimeve me dorë, Florenca Reçi zbulon një tjetër pasion që e shoqëron prej kohësh: gatimin. Me librin e saj të parë, “Receta nga zemra”, ajo sjell për lexuesit 175 receta, të mbledhura gjatë një pune dhjetëmujore dhe të provuara një e nga një në kuzhinën e saj.

Një përmbledhje ku mbizotërojnë gatimet e kripura, kuzhina tradicionale shqiptare dhe shijet e njohura ndërthuren me elemente moderne. Receta që nuk janë thjesht ide gatimi, por pjata të përgatitura ndër vite për familjen, nipërit dhe mbesat, me dashurinë dhe kujdesin që karakterizon një amvise të përkushtuar.

Florenca tregon se në këtë libër ka përfshirë gatimet e saj më të dashura, shumë prej të cilave i ka ndarë edhe me publikun e ABC-së gjatë katër sezoneve në “ABC e Mëngjesit”.



Emocionet janë të veçanta edhe për faktin se këtë libër ua dedikon njerëzve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj televiziv. Ajo kujton me nostalgji përvojën në program, madje edhe pjatat që pagëzonte me emrat e moderatorëve dhe bashkëpunëtorëve.

“Receta nga zemra” është kështu më shumë se një libër gatimi: është një përmbledhje shijesh, kujtimesh dhe emocionesh, e krijuar për të gjithë ata që e shohin kuzhinën si një mënyrë për të shprehur dashurinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!