Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Investimet në korridoret e transportit, rrjetet energjetike dhe digjitale, hapa të rinj drejt integrimit në BE

schedule12:33 - 27 Nëntor, 2026

schedule 12:33 - 27 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i Shqipërisë është që në vitin 2027 qytetarët shqiptarë të përfitojnë tarifa të reduktuara roaming në vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në Pallatin e Brigadave në Tiranë, Rama bëri të ditur se negociatat për këtë çështje kanë nisur që në muajin tetor.

Kryeministri përmendi gjithashtu hapa të tjerë që po diskutohen në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, përtej zbatimit të Planit të Rritjes.



Sipas tij, në fokus janë edhe projektet për korridoret e transportit, interkonjeksionet energjetike dhe rrjetet digjitale, të cilat synojnë të rrisin ndërlidhjen dhe investimet mes vendeve të rajonit dhe BE-së.

Rama theksoi se diskutimet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë përfshirë edhe mundësi të tjera konkrete për thellimin e integrimit të përbashkët.

“Negociatat kanë nisur në tetor dhe synimi ynë është që në vitin 2027 qytetarët tanë të kenë tarifa të reduktuara të roaming. Ne jemi edhe përdorues aktivë të telefonit, ndërkohë që para disa vitesh, kur kompania Vodafone publikoi konsumatorët më të mëdhenj të mesazheve para daljes së WhatsApp-it, ne ishim të parët. Kështu që qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë ndryshim. Por, siç u fol në diskutimet e brendshme, Bashkimi Evropian, përmes Komisionit dhe nën udhëheqjen e Drejtorisë së Përgjithshme të drejtuar nga Komisionerja, është duke eksploruar hapa të tjerë drejt integrimit të përbashkët, me detaje për të cilat do të flasë vetë. Korridoret e transportit, interkonjeksionet energjetike dhe rrjetet digjitale janë investime që do të rriten. Diskutimi sot shkoi edhe përtej zbatimit të Planit të Rritjes”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!