FA Cup rikthehet pas Premier League, publikohen datat e ndeshjeve

schedule11:20 - 29 Maj, 2020

schedule 11:20 - 29 Maj, 2020

Premier League rikthehet më 17 qershor, ndërkohë që tashmë janë zbuluar edhe datat për Kupën e Anglisë. “Emirates FA Cup” rikthehet më 27 qershor, teksa do të luhen takimet çerekfinale atë ditë dhe një dot më pas, më 28 qershor.

Gjysmëfinalet njoftohen se janë programuar të zhvillohen me 11 dhe 12 korrik, kurse finalja me 1 gusht. “Jemi të kënaqur të biem dakord për data e përkohshme për rifillimin e Emirates FA Cup 2019/20.

Konkurrenca ka qenë pjesë integrale e futbolli anglez për gati 150 vite dhe do dëshironim të falënderonim klubet e Premier League për mbështetjen e tyre në caktimin e datave për ndeshjet e mbetura në një periudhë të paprecedentë.

Ka qenë një periudhë e vështirë për shumë njerëz dhe ky është një hap pozitiv. Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, stafit dhe mbështetësve mbetet prioriteti ynë”, u shpreh mes të tjerash Mark Bullingham, CEO i FA Cup.

Sa u takon çifteve që do të përballen në çerekfinale, ato janë: Leicester-Chelsea, Newcastle-Manchester City, Sheffield United-Arsenal dhe Norwich-Manchester United. /abcnews.al