Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

12 vjeçarja që sfidon djemtë në futboll! Ajlin Taku: Ëndërroj të luaj për Milanin e Kombëtaren

schedule13:28 - 16 Tetor, 2026

schedule 13:28 - 16 Tetor, 2026

Është vetëm 12 vjeçe, por në fushën e futbollit luan me guximin dhe vendosmërinë e një kampioneje. Ajlin Taku është vajza që ka zgjedhur topin në vend të kukullave dhe që prej moshës trevjeçare e ka të qartë pasionin e saj.

Që në klasën e parë kërkonte të ndiqte kurse futbolli, ndërsa sot luan në një ekip ku vajzat dhe djemtë garojnë së bashku. Me numrin 11 në fanellë dhe në pozicionin e mbrojtëses, Ajlin nuk ngurron të sulmojë, të shënojë gola dhe të japë asistime për skuadrën.

Prej katër vitesh stërvitet nën drejtimin e trajnerit Ermal Myrta, i cili ka besuar te talenti i saj dhe e ka ndihmuar të përmirësojë teknikën, driblimet dhe performancën në fushë. Në qershor të vitit 2026, ekipi U12 ku bën pjesë u shpall kampion në një turne ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, një tjetër përvojë që i jep motivim për të ecur përpara.



Ajlinit i pëlqen të luajë kundër djemve, sepse sfidat në fushë e ndihmojnë të përmirësohet. Për të, futbolli nuk njeh dallime mes vajzave dhe djemve, por kërkon punë, përkushtim dhe besim te vetja.

Skuadra e saj e zemrës është Milani, ndërsa në Shqipëri mbështet Tiranën. Por ëndrra më e madhe është të veshë një ditë fanellën e Milanit dhe të përfaqësojë Shqipërinë me Kombëtaren. Ajlin e di se rruga drejt suksesit kërkon shumë stërvitje dhe sakrifica. Megjithatë, ajo është e vendosur të mos dorëzohet, sepse, edhe pse është ende e vogël, ëndrrat i ka shumë të mëdha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!