Derbi Tirana-Partizani, Juxhin Xhaja i përzgjedhuri i FSHF-së

schedule23:17 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:17 - 3 Dhjetor, 2020

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, luhet nesër prej orës 18:00 në stadiumin “Air Albania”. Sektori i Arbitrimit në FSHF ka vendosur në lidhje me arbitrin e kësaj ndeshjeje dhe sigurisht që do të jetë një me stemën e FIFA.

Gazetari dhe moderatori i PressingABC, Gerti Çarçani, zbuloi se Juxhin Xhaja do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në përballjen e nesërme. Një arbitër që të kuqve u kujton atë humbje 5-1 të pësuar sezonin e shkuar.

Plot tetë kartonë të verdhë dhe dy të kuq të akorduar nga Xhaja, i cili edhe u kontestua në atë ndeshje. Nesër nuk do të ketë presionin e tifozëve nga shkallët e stadiumit, por barra e një ndeshjeje të madhe do të ndjehet. /abcnews.al