Barcelona gati të sakrifikojë Coutinhon për sulmuesin e Man Utd

schedule11:42 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:42 - 4 Dhjetor, 2021

Barcelona dëshiron me patjetër që të transferojë tani në janar sulmuesin Edison Cavani.

Cavani në merkaton verore do të lirohet me parametra zero por Barca nuk pret dhe kërkon ta transferojë tani në janar. Mundësitë ekonomike e kufizojnë ekipin spanjoll dhe kështu janë të gatshëm të ofrojnë lojtar në këmbim të sulmuesit uruguajan.

Sipas “The Sun”, Barcelona do t’i propozojë Manchester United-it kartoni e brazilianit Coutinho për shërbimet e Cavanit. Spanjollët kanë një situatë katastrofike financiare dhe për të liruar sado pak vështirësitë janë të gatshëm të ofrojnë 29-vjeçarin për të sjellë në Camp Nou sulmuesin Edison Cavani./h.ll/abcnews.al