Arrest shtëpie për 3 protestuesit e Unazës, banorët lidhen me zinxhirë para gjykatës

schedule10:52 - 28 Tetor, 2019

schedule 10:52 - 28 Tetor, 2019

“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Apelit për 3 protestuesit e Unazës së Re, të cilët deri tani kanë qenë në masën “arrest në burg pa afat”. Gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Dodwn, por duke mos pranuar kërkesën e tyre për lirim.

Në shenjë proteste për këtë masë, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike, për të treguar se kryeministri po u heq të drejtën e protestës. Megjithatë, ata kanë thënë se nuk do të ndalen.

Gazetarja e ABC news Glidona Daci raporton se banorët janë lidhur me zinxhirë para Gjykatës, disa prej tyre kanë vendosur dhe ngjitës për ta cilësuar si protestë të heshtur, për shkak të kërkesave të tyre.

Ka pasur shumë qytetarë të arrestuar, por pjesa tjetër janë liruar nga gjykata e shkallës së parë. Për mikrofonin e ABC News banorët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Ata u lanë me arrest shtëpie, kjo gjykatë e prokurori vazhon avazin duke na persekutuar. Jo në burg të na fusin por ne nuk tërhiqemi”.

Në mbështetje të tyre janë edhe përfaqësues të opozitës. Klevis Balliu shprehet se mbajta e tyree në burg është në shkelje të ligjit. Sipas tij këta banorë nuk janë arrestuar për konflikt me policinë thjesht se kanë qenë pjesëmarrës në protestë legjitime.

“I mbajnë në arrest shtëpie që mos dalin në protestë, të mos flain në protestë. Sulmi ndaj unëzës sot është sulmi ndaj protestës dhe të drejtës për të protestuar. Urrejtja e Ramës për protesta është gjenetike”. /abcnews.al