Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Kosovë, raportohet për 4 të vdekur

schedule20:30 - 22 Shkurt, 2023

schedule 20:30 - 22 Shkurt, 2023

KOSOVË- Katër persona kanë vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai pohoi se në aksident janë të përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!