Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga një 21-vjeçar. Këmbësori, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.



