Njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore Vendore në Vlorë, ka monitoruar qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Vlorës.
Policia bën me dije në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh me shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri në 177 km/h.
Gjithashtu nga monitorimi , gjatë ditës së sotme janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa saksionin pezullim i lejes së drejtimit.
Njëkohësisht, po për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.
Ndërsa nga monitorimi me radar në Bypass janë evidentuar 31 shoferë të cilët lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara, për të cilët është vendosur gjobë që varion nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj.
Sakaq masa administrative 25.000 lekë të rinj është vendosur për 11 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit në Bypass.
Informacion-Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor në dëm të sigurisë së jetës.
Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare, veçanërisht në fundjavë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka marrë masa shtesë, duke monitoruar trafikun me dronë e radarë.
Si rezultat i monitorimit me dronë në Bypass, gjatë ditës së sotme janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili.
Po gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 25.000 lekë të rinj secili, 11 drejtues mjetesh, për shkelje të semaforit në Bypass.
Nga monitorimi me radar në Bypass janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, të cilët janë ndëshkuar me masë adminstrative nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj, pa masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.
Në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa saksionin pezullim i lejes së drejtimit.
Njëkohësisht, po për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike./abcnews.al/