Në emisionin “Real Story” në ABC News, buxheti i vitit 2027 është bërë objekt debati mes ekspertëve të ekonomisë, me fokus te deficiti buxhetor, taksat dhe ndikimi i politikave fiskale te qytetarët.
Gjatë diskutimit, Etleva Treska ngriti shqetësimin për deficitin prej 68.3 miliardë lekësh dhe mënyrën se si shteti do të sigurojë të ardhurat për ta mbuluar atë, ndërsa Fatos Çoçoli kundërshtoi argumentet e saj, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te zgjidhja e problemeve kombëtare dhe jo vetëm te shifra e deficitit.
Etleva Treska: Çmimi i bukës do të rrijë kaq sa është, sepse është shtuar transporti janë shtuar të gjitha. Është bërë politika që unë do i ul këto gjashtë, por unë nuk do rri pa i marrë këto. Deficiti është 68.3 miliardë.
Fatos Çoçoli: 68 miliardë deficit i madh, ky është sikleti juaj?!
Etleva Treska: Rëndësi ka se sa zgjerohet gropa. Shteti do të gjejë një hapësirë që të mbushë këtë deficit, dhe do të marrë nga taksat. Ka gjetur një mënyrë. Kjo humbje do të justifikohet dhe do të gjenden politika nga shteti.
Çoçoli: 741 milion euro që ju e thatë si shqetësim. Detyra e qeverisë është jo që të ulë këtë shifër, por problemin kombëtar. Zonja kërkon që të bëjë politikë me dijet e saj jo shumë të thelluara në ekonomi.


