Një plagosje me thikë ka ndodhur në Korçë,në afërsi të postës, ku një 65-vjeçar ka plagosur me thikë një 60-vjeçar.
Mësohet se shkaku ka qenë një konflikt çasti mes dy personave, ndërsa i plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës.
Sipas të dhënave, ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Pak pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit, ndërsa po bëjnë veprimet e mëtejshme për arrestimin e tij. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


