Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, thirrjes për protestë të paralajmëruar për orën 10:00 nuk i janë përgjigjur ende studentët.
Në ambientet e universitetit nuk ka pasur grumbullim studentësh.
Disa studentë shprehen kundër protestës, duke pretenduar se një pjesë e studentëve po nxiten të lënë orët e mësimit për t’iu bashkuar tubimit.
Sipas tyre, kjo protestë nuk u vjen në ndihmë studentëve, por sjell vetëm shkatërrim, ndërsa ndërprerja e mësimit pengon edhe procesin e mësimdhënies.
Megjithatë, ka edhe studentë që mbështesin protestën, por kundërshtojnë përdorimin e dhunës. Ato shprehen se kërkesat e studentëve duhet të dëgjohen, por protesta duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore.
Ndërkohë studentët presin që procesi i mësimdhënies të vijojë nornmalisht pa u ndërprerë nga protestat.


