Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Buxheti 2027, në mënyrë të theksuar sociale”/ Sefa: U “shtrëngohet rripi” një pjese të biznesit të vogël

schedule20:39 - 29 Tetor, 2026

schedule 20:39 - 29 Tetor, 2026

Buxheti i vitit 2027 dhe ndikimi i tij në ekonominë e vendit kanë qenë në fokus të diskutimeve në emisionin “Real Story” në ABC News.

I ftuar në tryezën e debatit, Igris Sefa e cilësoi buxhetin si një lëvizje të theksuar majtas, duke argumentuar se qeveria po i kushton më shumë vëmendje problematikave sociale, pas 11 buxhetesh.

Megjithatë, ai ngriti shqetësime për mënyrën e hartimit të tij, mungesën e konsultimit me të gjithë aktorët e interesuar dhe pasojat që masat e parashikuara mund të kenë te bizneset e vogla dhe investitorët.



Sipas Sefës, përgjysmimi i pragut të TVSH-së, në një kohë kur biznesi i vogël ka nevojë për stimulim, mund të shtojë pasigurinë dhe shqetësimin në treg.

“Vendi ka probleme të thella sociale-ekonomike, sepse nuk do të kishte lëvizje kaq të mëdha. Vetëm për këtë lëvizje kanë lëvizur edhe pesë gurë të tjerë. Ky buxhet ka lëvizur shumë gradë majtas, më në fund qeveria u kujtua pas 11 buxhetesh.

Nuk mund të ngresh një buxhet pa bërë një diskutim me të gjithë komponentët. Kjo krijon problemin, frikën e panikut te investitorët edhe te bizneset e vogla.

‘Po na rrit taksat, evidentin, çfarë po ndodh?!’ Fakti që ti ia përgjysmon pragun e TVSH-së është problemi i parë, biznesi i vogël ka nevojë për stimulim, edhe Banka e Shqipërisë e ka thënë. Po në të njëjtën ditë ti po nxjerr masa që po ia shtrëngon rripin”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!