Eksperja e ekonomisë, Etleva Treska thotë se Shqipëria do vijojë të marrë fonde për infrastrukturën, si vend kandidat që kërkon të bëhet pjesë e unionit.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Treska u shpreh se vendi ynë shihet si një depo ujore dhe do jetë rezervë energjetike për Europën.
Treska shtoi se në vend do të ndërtohet fabrikë për ruajtjen e energjisë.
“Një nga prioritetet që është në momentin që je vend kandidat dhe për t’u bërë anëtar në BE, janë fondet që jepen sidomos për pjesën e infrastrukturës. Tashmë shikohet edhe pjesa e korridorit VIII, do kthehet në praktike kjo gjë, për të qenë shqiptarët mbizotërues sa i përket korridorit VIII, ka të bëjë shumë për ekonominë. Kanë ardhur fondet për Durrës-Rrogozhinë, do vazhdohet edhe me politika të tjera. Nga informacionet që kam, po shikohet edhe për pjesën e energjitikës. Shqipëria shihet si një depo ujore dhe do jetë rezervë për gjithë Europën. Ne kemi ligj që thotë diversifikim i energjisë. Lejohen eoliket, panalet, edhe hodrocentrale.
Ne do bëhemi një qendër depozitimi që të ketë mundësi Europa, në kohë krizë, të marrë dhe të plotësohet me energji. Janë kryer edhe lidhjet ndërkufitare, kur fqinji nuk do ketë energji, mund të marrë nga mua, edhe anasjelltas. Duhen firmosur disa letra, do jemi pjesë e energjisë gri, do kemi mundësi që energjia jonë të jetë e qëndrueshme, dhe të shitet me çmime të larta. Në momentin që qeveria do ketë mirëkuptimin për t’u bërë pjesë e këtij sistemi, do kemi të ardhura nga energjia. Ne kemi mundësi të shfrytëzojmë energjinë e paneleve, dhe të erës, por edhe të ujit.
Kemi një problem te panelet diellore. Duke mos pasur bateritë ku të akumulohet energjia, magazinimi, kur japim shtetin në kontratë më shumë energji, nuk njihet, kur marrim më pak është problem. Po bëhen fabrika me krijimin e baterive. Fabrika do bëhet në Shqipëri, bateritë nuk do jenë me litium. Ne kemi bërë panele, por është si të kesh hidrocentral pa digë. Tashmë që do sillen edhe bateritë, do kenë mundësi të akumulojnë. Bashkë me të, do jenë edhe sferat robotike, ku fshatarët, përveçse do kenë mundësi të bëjnë prodhime europiane, do kenë mundësi të shesin energji duke u bërë pjesë e sistemit”, theksoi ajo./abcnews.al


