Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se buxheti i vitit 2027, është i pari në këto 36 vite, që është theksuar për krizën sociale.
Në emisionin “Real Story| në ABC News, Çoçoli u shpreh se formula ka ndryshuar, pasi fillimisht, do të shikohet përballimi i kostos së jetesës nga një pjesë e madhe e shtresave të popullsisë.
Çoçoli shtoi se ky buxhet duhet përshëndetur jo vetëm nga ekonomistët, por edhe qytetarët.
“Kam ndjekur paketat fiskale të vendit tonë për 36 vite rresht. Ky buxhet më duket i pari që është në mënyrë të theksuar, social. Nëse për 35 vite ka qenë dominues formula maksimizo të ardhurat, për efekte të politikave të tua, hera e parë që shoh që formula ka ndryshuar. Shikohet përballimi i kostos së jetesës nga një pjesë e madhe e shtresave të popullsisë sonë dhe pastaj shikohet mundësia që nëpërmjet përmirësimit fiskal, të mund të rrisësh të ardhurat buxhetore. Them se duhet përshëndetur, edhe nga qytetarët e thjeshtë. Në 1 janar, gjëja e parë që do i thosha pensionistit, çdo nga 54 artikujt ushqimorë, shumëzohen me 0.14. Është ulur me më shumë se tre herë tatimi mbi vlerën e shtuar, që rëndonte me 1/5 e çdo çmimi që dilte, të bukës, të gjalpit, të mishit, të peshkut dhe kështu me radhë. Ke një bukë sot që kushton 100 lekë. 0.14 çfarë është? Nga 1 janari, prodhuesi i asaj buke, e ka ndryshuar koston e transportit, e ngjyruesit të bukës, e atij që i shet bukën”, theksoi ai./abcnews.al


