Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti 2027/ Sefa: Investimet publike dhe mbështetja e fermerëve të vegjël, sfida të politikës fiskale

schedule21:10 - 29 Tetor, 2026

schedule 21:10 - 29 Tetor, 2026

Eksperti i ekonomisë, Irgis Sefa, ka komentuar në emisionin “Real Story” prioritetet e Buxhetit 2027, duke theksuar rëndësinë e rritjes së investimeve publike dhe realizimit të tyre në kohë.

Sipas tij, mosrealizimi i investimeve rrit kostot për qytetarët, ndërsa politika fiskale duhet të jetë më progresive dhe të mbështesë më shumë bizneset.

Sefa vuri në dukje gjithashtu mundësinë e orientimit të kursimeve të shqiptarëve drejt investimeve në vend. Ai kritikoi mungesën e masave për mbështetjen e fermave të vogla në zonat turistike, duke e cilësuar paradoks faktin që rritja e turizmit shoqërohet me importe të larta të produkteve ushqimore.



“Një nga arsyet se përse buxheti po shkon te investimet publike. Sepse përgjatë këtyre viteve ka qenë shumë e ulët. Mos realizimi i investimeve siç duhet ka një efekt edhe te qytetarët, sepse ajo rruga që nuk ka përfunduar më shton koston si qytetar. Kjo shkon zinxhir.

Duke qenë se kemi kapacitetin e dividendit , por ti mund të bësh këtë gjë, siç e kanë shumë vende të tjera me qeveri të majta, duhet të ketë një shkallë progresive. Duhet një përshkallëzim për TVSH-në. Vërtet e ul te pragu i TVSH-së, por përfiton te tatimi mbi fitimin, të bëhet e përshkallëzuar.

E dimë që kemi mbi 30 miliardë euro kursime në bankat e shqiptarëve, do duhej të ishte një mundësi shumë e mirë e shtetit që këto të investohen në vend. Te paketa fiskale nuk ka asnjë masë për mbështetjen e fermave të vogla në pikat turistike.

Pse nuk e stimulon fermerin dhe të nxisësh prodhimin vendas?! Ky është një paradoks shumë i madh, turistët vijnë në Shqipëri, kurse shteti e kthen një pjesë sepse marrim ushqime, import nga jashtë”, tha eksperti i ekonomisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!