Buxheti i vitit 2027 ishte në fokus të debatit mes pedagoges Etleva Treska dhe gazetarit Fatos Çoçoli. Çoçoli e vlerësoi buxhetin me notën 8, duke argumentuar se ai synon maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e shtresave në nevojë.
Nga ana tjetër, Etleva Treska e vlerësoi buxhetin me notën 6, duke shprehur rezerva për realizimin e tij dhe duke theksuar se masat e parashikuara kanë krijuar tronditje te bizneset
Çoçoli: Ndër buxhetet e pakta që nuk ngel në klasë, ka kthimin në maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e atyre që kanë nevojë. 8 ia jap pa frikë.
Treska: 6, sepse jam pesimiste për realizimin. Sepse ka krijuar tronditje tek bizneset.
Çoçoli: Mos ia qaj hallin biznesit.
Treska: Nuk e mendoja se je kaq komunist, biznesi e sheh si komunizëm, që është kriminel.
Çoçoli: Nuk është komunizëm, është humanizëm.
Treska: Pse duhet t’i bie biznesit që më jep të ardhura? Kush ia jep lekët shtetit, ia jep biznesi. Pse duhet ta keqtrajtoj? Asnjëherë. Pse merresh me 75 për qind të bizneseve dhe 25 për qind që injorojnë shtetin janë rehat? 33 për qind janë informalë. Pse duhet të paguaj unë dhe nuk paguan informali?


