VIDEO/ Kukësit i vjen në majë të hundës me gjykimin: Deri kur kështu?!

schedule22:20 - 17 Prill, 2021

schedule 22:20 - 17 Prill, 2021

Kukësi barazoi me Tiranën dhe pas ndeshjes verilindorët kishin ankesa për një episod, ku mund të kishin shënuar golin e dytë me Eze në rast se flamuri nuk do të ishte ngritur për të sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Përmes faqes zyrtare në “Facebook” ata kanë reaguar, jo si zakonisht me deklarata të gjata e gjyqtarë të shpallur si të padëshiruar për t’i gjykuar në vazhdim.

“Deri kur kështu?”, shkruhet në reagimin e Kukësit, që shoqërohet edhe me videon e rastit të dyshimtë për pozicion jashtë loje. Pas ndeshjes edhe trajneri Mirel Josa foli për atë episod.

“Kam pretendime për pozicionin jashtë loje të Eze, isha vetë në vijë dhe nuk kam nevojë ta shoh as në TV. Ishte një rast flagrant, por anësori kishte mendim tjetër. Isha i bindur që nuk ishte, Eze veproi mirë dhe e kapëm Tiranën keq.

Ishte rasti më flagrant dhe mund të shkonte 2-0. Që në pushim fola me arbitrin. Për Tiranën do të bëhej më e vështirë nëse shënonim”, deklaroi Josa në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!