Sot rikthehet futbolli shqiptar. Java e 13-të nis me duelin Vllaznia-Teuta, përballja e parë për vitin 2021 në Superiore. Një duel shumë i fortë dhe interesant midis ekipeve që renditen në dy vendet e para.
Kuqeblutë e Thomas Brdaric vijnë si kryesues (26 pikë) dhe do të tentojnë fitoren ndaj Teutës (20 pikë), i vetmi ekip që nuk është mposhtur akoma. Shkodranët do bëjnë të pamundurën për t’i shkaktuar bregdetarëve disfatën e parë sezonale në kampionat.
Për fitore do të futen në fushë edhe djemtë e Edi Martinit, të cilët shpresojnë ta çojnë në -3 diferencën me kreun. Kjo ndeshje zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe nis prej orës 18:00. Sfida e fazës së parë që u luajt në “Niko Dovana” përfundoi pa gola. /abcnews.al
Kategoria Superiore/ Java e 13-të, stadiumi Loro Boriçi
Vllaznia-Teuta (18:00)