SHKODËR- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”.
Hetimet vijnë pas zbulimit të dy ambienteve nëntokësore në fshatin Ganjollë, ku ishte përshtatur një strukturë për kultivimin e bimëve narkotike dhe përpunimin e saj.
Gjatë kontrolleve të kryera një ditë më parë, autoritetet sekuestruan 170 kilogramë lëndë narkotike, ndërsa asgjësuan 2 600 bimë narkotike dhe arrestuan 10 persona.



