Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Pas 27 viteve pastrohen 30 km kanale kulluese në Elbasan

schedule13:36 - 21 Korrik, 2018

schedule 13:36 - 21 Korrik, 2018

Për herë të parë pas 27 viteve pastrohen rreth 30 kilometra kanale kulluese në zonën e Elbasanit. Kjo nismë, pritet që të shpëtojë fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe degradimi.

Shpresat për të shpëtuar një pjesë të Elbasanit nga përmbytjet janë edhe tek kanale si ky. Nuk janë pak, por plot 30 kilometra kanale kulluese që janë pastruar për të shpëtuar Fushën e Elbasanit nga përmbytjet, por edhe nga degradimi.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet per pastrimin e ketyre kanaleve.

Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë-dimër këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha.

“Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 kilometra kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 kilometra kanalizime, të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj.  Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90”, tha Balla.

Ndërkohë në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë së Elbasanit, tashmë ka përfunduar pastrimi i kanaleve vaditëse: Fusha e Vidhasit është një nga tokat më pjellore të Elbasanit, por për shumë vite me radhë ishte lënë pas dore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!