Vlora është veshur kuq e zi në ditën e Pavarësisë, ndërsa qyteti është përfshirë nga atmosfera festive me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Bashkia e Vlorës ka hartuar një program aktivitetesh që prej fillimit të muajit, ku përfshihen ekspozita dhe aktivitete të ndryshme që sjellin në vëmendje dokumente dhe artefakte që lidhen me shpalljen e Pavarësisë.
Një prej tyre është ekspozita kushtuar qeverisë së Vlorës të Ismail Qemalit, ku paraqiten hapat e ndërmarrë nga qeveria e parë shqiptare, që nga organizimi i gjuhës shqipe deri te administrimi i financave.
“Bashkia e Vlorës ka hartuar një program që në fillim të muajit, me aktivitete dhe ekspozita, të cilat përbëjnë një transmetim të të gjitha artefakteve që i kanë shërbyer shpalljes së Pavarësisë. Ne kemi paraqitur një ekspozitë për qeverinë e Vlorës të Ismail Qemalit. Janë paraqitur të gjithë hapat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare e kohës. Dëshmohet mënyra se si u morën nisma për organizimin e gjuhës shqipe apo menaxhimin e financave”, tha në një intervistë për ABC News Skënder Spahiu, përgjegjës i Muzeut Historik në Vlorë.
/abcnews.al/


