Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Elisa, socialiste vetëm në “zemër”/ Balla flet për përjashtimin e Spiropalit: Vendimi, në bazë të rregullores!

schedule12:32 - 24 Nëntor, 2026

schedule 12:32 - 24 Nëntor, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për mediat lidhur me përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i shumicës.

Balla deklaroi se vendimi është marrë në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, duke shprehur keqardhjen për këtë vendimmarrje, pasi Spiropali ka qenë pjesë e grupit për nëntë vite.

“Në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar, mua më vjen shumë keq që shkuam në këtë vendimmarrje. Por kjo legjislaturë ka 30 muaj. Kemi një vendim sipas statutit dhe rregullores së grupit parlamentar. Nëse doni, jua vë në dispozicion. Do ta komunikoj edhe këtë vendim”, u shpreh Balla.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!