Vlora është veshur kuq e zi në festën e 28 Nëntorit.
Shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare janë mbledhur në qytetin e Flamurit për të kremtuar 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Atmosfera festive ka përfshirë qytetin, ku flamujt kuqezi dhe prania e qytetarëve nga të gjitha trevat i kanë dhënë festimeve një karakter mbarëkombëtar.
ABC News pasqyron atmosferën festive në Vlorë, aty ku 114 vite më parë u hodhën themelet e shtetit të pavarur shqiptar.
28 Nëntori mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, duke bashkuar shqiptarët në festën e Pavarësisë.


