Ernest Muçi, sulmuesi i Tiranës, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Ishte penallti, për mendimin tim dhe për mendimin e të tjerëve. Nuk ndjehem i vjedhur, Tirana fiton në fushë dhe nuk ka nevojë për arbitrat, për faulle apo penallti. Dy ndeshjet e fundit kemi luajtur mirë dhe duhet t’i kishim fituar. Kemi fituar besim dhe në vazhdim do të marrim rezultate e të ngjitemi në klasifikim”.
“A më ndihmuan shokët sa duhet? Shokët e ekipit më pasojnë dhe më furnizojnë. Janë cilësitë e mia që të shënoj më pas ose të jap asiste. Sot nuk ia dola, do mundohem ta bëj në të të ardhmen”.
“Pozicioni? Kam luajtur në pozicione të ndryshme këtu, mund të luaj kudo në sulm. E rëndësishme është të jemi grup dhe të fitojmë ndeshjet. Për është e rëndësishme të luaj. Muri me shokët? Fusha nuk ishte në gjendje të mirë. Me Torassa dhe Danso lidhem mirë. Sot nuk na dolën 2-3 kombinime, me të cilët do shënonim po të dilnin.
“Biseda me Asanin? Në fillim Asani po thoshte që nuk ishte penallti, pastaj nisi të ndryshonte mendje (qesh). Nuk e di sa mund të shënoj, pasi herë ndërtoj lojën, herë luaj përpara. Vjet kam shënuar disa gola”, përfundoi Muçi. /abcnews.al