Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ernest Muçi, “gol” edhe në merkato/ Sulmuesi kuqezi është në qendër të tregut të transferimeve në janar

schedule12:54 - 24 Nëntor, 2026

schedule 12:54 - 24 Nëntor, 2026

Ernest Muçi vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon me Trabzonspor dhe kombëtaren e Shqipërisë, sulmuesi është protagonist edhe në zërat e merkatos. Ai afrohet me shumë skuadra, që sipas mediave turke kërkojnë të marrin shërbimet e tij. Mes tyre edhe Roma, por ky interesim nuk gjen mbështetje në raportimet e mediave italiane.

Gjithsesi, ofertat nuk mungojnë dhe kjo konfirmohet nga vetë presidenti i klubit të Trabzonspor, Ertugrul Dogan. Por sipas tij, klubi nuk ka ndërmend të largojë yjet e skuadrës në merkaton e janarit.

Trabzonspor është në garë për titullin kampion në Superligën e Turqisë, me vetëm tre pikë më pak se kryesuesit e Galatasarayt dhe meritë për këtë ka edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka luajtur dhjetë ndeshje në këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe ka dhënë 6 asiste.



Këto paraqitje kanë drejtuar sërish prozhektorët e merkatos nga ai, duke e rrethuar edhe me shifra marramendëse. Gjithsesi, sipas sitit të specializuar “Transfermarkt”, kartoni i Ernest Muçit vlerësohet për mometin 11 milion euro. E sigurtë është që nëse vazhdon me këtë ritëm, kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të sezonit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!