Nga Shehi te Tahiri: Vllaznia shumë sulmuese, Eze lojtar i rrezikshëm

schedule00:02 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 00:02 - 1 Dhjetor, 2020

Vllaznia-Kukësi ishte ndeshja më e bukur e javës së pestë në Superiore. Gjashtë gola u realizuan në ‘Loro Boriçi”, teksa në fund fituan miqtë verilindorë me rezultatin 2-4. Orges Shehi dhe Ermal Tahiri, pjesë e përhershme e emisionit “Pressing” në ABC, analizojnë duelin e luajtur në Shkodër.

SHEHI: “Kukësi luajti ndaj një skuadre shumë ofensive. Do të shohim futboll sulmues te Vllaznia. Kukësi mori atë që donte, emergjente kishte pikët. Skuadra nuk mendon shumë për sulmin kur i duhen pikët, por tenton të qëndrojë në bllok dhe të godasë Vllazninë, gjë që e bëri, e zgjidhi mirë strategjinë. Vllaznia duhet të mendonte më ndryshe, duhet të ishte e kënaqur edhe me barazim”.

TAHIRI: “Të gjithë ekipet dhe të gjithë lojtarët kanë presion, edhe trajnerët. Vllaznia do humbte, do vinte momenti. Vllaznia prodhon futboll, luan gjithë kohës në sulm, por Kukësi e goditi në pikat e dobëta. Shpejtësia e Eze e vuri në vështirësi mbrojtjen e ekipit shkodran. Te goli i barazimit të Kukësit, ishte ai veproi shpejt dhe bëri driblime. U shfaqën probleme pas te Vllaznia, ndërsa në sulm janë mirë. Dalin në krah, sulmojnë dhe shënojnë gola.

Stafi të shohë mbrojtjen dhe mesfushën. Të gjithë ekipet tona kanë probleme. Tiranës nuk i luajnë 2-3 dhe nuk po e merr dot veten. Do të jetë mësim ndeshja me Kukësin për Vllazninë. Kukësi ka kualitet, pavarësisht 16 ndërrimeve që ka bërë. Eze është i rrezikshëm, e pashë të ishte i tillë dhe duhet të luajë në formacion. Edhe Ibraimi nuk është në formën e tij më të mirë, ndoshta do kohë, por koha nuk pret Kukësin. Ajo që shoh në përgjithësi, është se të gjithë lojtarët që kanë ardhur nga jashtë nuk kanë shumë cilësi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!