Tirana-Partizani/ Përballjet derbi në vitin e titullit, nga anon peshorja

schedule12:16 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 30 Nëntor, 2020

Të premten më datë 4 dhjetor është programuar të luhet derbi i Shqipërisë, Tirana-Partizani. Dy ekipet vijnë në këtë ndeshje me morale të ndryshme, me të kuqtë, që renditen të parët dhe kanë treguar futboll cilësor e personalitet nën drejtimin e Ilir Dajës.

Ndryshe ndodh me Tiranën, që po vuan në këtë fillim sezoni, pas titullit të fituar në sezonin e shkuar. I eliminoi Korabi nga Kupa dhe humbën ndeshjet e rëndësishme ndaj Teutës dhe Vllaznisë, teksa Bylisi e Kastrioti i morën barazim. Dëmtimet dhe gjendja psikologjike nuk është aspak e mirë, por derbi mund të rezultojë si pika e kthesës.

 

Bardheblutë duke festuar fitoren në derbi

Vitin e shkuar bardheblutë u rikthyen te fitorja në derbi pas 6 vitesh. Në fakt jo që në nisje sepse Partizani e fitoi të parin me shifrat 1-2. Solomon dhe Cordeiro shënuan për të kuqtë, teksa goli i Hasanit u vendos thjesht si statistikë në fund të ndeshjes. Derbi i dytë në dhjetor u vendos në histori.

Tirana arriti të fitojë me shifrat 2-1. Bardheblutë shënuan të parët me Bathën, por Bardhi barazoi shpejt dhe ndeshja vijoi me shifrat 1-1 deri në minutat e fundit, kur Cobbinah do të shënonte një nga golat më të rëndësishëm në karrierë.

 

Ishte ndeshja e parë e Egbo në stol dhe ajo fitore do i jepte tjetër moral skuadrës dhe do e dërgonte drejt titullit kampion. Vrulli i Tiranës nuk u ndal as në derbin e tretë, që sërish do të shënohet në histori për rezultatin e thellë të regjistruar. Bardheblutë fituan me shifrat 5-1 dhe shfrynë gjithë “inatin” e mbledhur të gjashtë viteve pa fituar në derbi.

Derbit janë gjithmonë vendimtarë dhe i fundit ishte shumë i rëndësishëm gjithashtu. Bardheblutë rrezikonin seriozisht afrimin e Kukësit dhe ndaj Partizanit i duhej të paktën një pikë. Cordeiro shënoi për të kuqtë në minutën e 76 dhe njeriu i derbeve, Ernest Muçi barazoi gjithçka në minutën e dytë të shtesës.

Të premten mbetet të shihet nëse talenti i kombëtares Shpresa do të jetë sërish vendimtar, si një nga lojtarët më në formë te Tirana. Ndërkohë rreziku te Partizani është nga të gjitha anët sepse të kuqtë janë kthyer të jenë vetvetja në këtë sezon të ri dhe vijnë në këtë sezon të ri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!