NATO 60 respiratorë për vendin, Manastirliu: Me ndihmën e aleatëve, po dyfishojmë kapacitetet

schedule11:21 - 22 Tetor, 2020

schedule 11:21 - 22 Tetor, 2020

Me kontributin e SHBA dhe NATO, shqipëria pajiset me 60 respiratorë të rinj, që i shtohen kapaciteteve për të luftuar Covid-19 në në Spitalin Infektiv, atë Shefqet Ndroqi dhe në spitalet e reja COVID 3 dhe 4 deri në daljen nga dimri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj u shpreh se këtë ndihmë, numri i respiratorëve në sistem shkon në 173.

“…Me gjithë dobësitë në sistemin tonë, ne ia kemi dale që të përballemi me pandeminë që në momentin e parë. Arritëm që të përgatiteshim në kohë, me spitalet, sot me ndihmë e çmuar të aleatëve tanë, ne kemi dyfishuar kapacitetet respiratore. Në sistem kemi 173 respiratorë. Me flotën e respiratorëve në dyfishojmë flotën që i shtohet kapaciteteve ekzistuese prej 200 respiratorësh  që kishim para se të përballeshim me epideminë, “ u shpreh Manastirliu.

Po ashtu, ministrja u shpreh se deri në fund të pandemisë, me financimin e qeverisë, sistemit do t’i shtohen edhe 44 respiratorë të avancuar edhe statikë.

Manastirliu theksoi se në dimër, siç pritej, presim rritje të numrit të të infektuarve. s.b/abcnews.al/