Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka quajtur dëshmitarin X si një qytetar dixhital të sajuar, ndërsa për të është e rëndësishme të bëjë detyrën.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, reagoi për herë të parë pas dëshmisë së Albert Veliut, dëshmitarit X të Partisë Demokratike. Xhafaj iu përgjigj PD-së nga një aktivitet në Task-Forcën Speciale në krah ambasadores gjermane në Tiranë, duke e quajtur dëshminë e Albert veliut një sajesë dixhitale.
Fatmir Xhafaj: “Dua t’ju them një gjë që këtu jemi në vendin e Task-Force speciale, kurse atje në vendin e sajesave dixhitale. Për të tjerat, detyra ime është të punoj për prokuroinë speciale dhe policinë speciale. Detyra e tyre për qytetarin dixhital të sajuar. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”.
Dëshmia e 51-vjeçarit nga Vlora, Albert Veliu, publikuar të enjten nga PD-ja, ka shtuar dozën e akuzave të opozitës në këtë situatë. Gjatë inervistës së tij, Veliu pranon se ka qenë ai bashkëpunëtori X në bisedën e përgjuar me Agron Xhafajn. PD publikoi identitetin e bashkëpunëtorit X dhe dëshminë e tij pas deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm se audiopërgjimi ishte i sajuar dhe në atë bashkëbisedim nuk merrte pjesë vëllai i ministrit të Brendshëm./abcnews.al

