Mancester City do të përballet me Arsenal nesër në mbrëmje (20:45) për sfidën gjysmëfinale të FA Cup. Pep Guardiola e di që kjo ndeshje është e rrezikshme, teksa thur elozhe për Mikel Artetën në konferencën për shtyp.
Trajnerin e Arsenalit e njeh mirë dhe e vlerëson shumë. Ai e ka pasur Artetën si ndihmës te City dhe beson fort se 38-vjeçari është personi i duhur për të rikthyer skuadrën londineze në nivele të larta.
“Asnjë ndeshje gjysmëfinale nuk është e lehtë, djemtë e kanë të qartë që do e kemi të vështirë kundër Arsenalit. Arteta? Mendoj se është një trajner i shkëlqyer, opinioni im nuk ndryshon pas një humbje me Brighton apo një fitoreje kundër Liverpool.
Mikel po krijon një ambient të bukur tek Arsenali, dallohet nga mënyra se si lojtarët festojnë golat dhe lufta që bëjnë për çdo top. ‘Topçinjtë’ kanë qenë një nga klubet elitare në Angli gjatë 20-30 viteve të fundit.
Jam shumë i sigurt që Arteta është personi i duhur për t’i rikthyer në nivele të larta. Nëse klubi do e mbështesë, askush nuk është më i mirë se sa ai për të ringritur Arsenalin“, deklaron Pep Guardiola. /abcnews.al