Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës.
Burime për abcnews.al kanë njoftuar se dy persona, që lëviznin me motor kanë qëlluar me armë një automjet.
Sipas informacioneve mësohet se një prej personave që kanë qëlluar dyshohet të jetë një femër, e cila ne momentin e ngjarjes ka qenë e veshur me bluzë të bardhë.
Sipas policisë rreth orës 12: 30 në rrugën e Vukatanes dy persona të paidentifikuar mbi një motor kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip fuoristrad “Hyunday” AA 207 SV, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha 30 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka patur të plagosur ndërsa policia ka njoftuar se janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë dhe autorët e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.
Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al