Armë e drogë/Arrestohen dy çifte shqiptarësh e rumunësh në Itali

schedule14:33 - 2 Prill, 2018

schedule 14:33 - 2 Prill, 2018

Policia italiane ka arrestuar në Meda dy cifte shqiptarësh dhe rumunësh të cilët kishin në banesë më shumë së 40 kilogramë marijuanë dhe kokainë, 7 smartphone, me shumë se 9 mijë euro cash si dhe një pistoletë. Dy burrat 31 dhe 40 vjec janë shqiptarë dhe me precedentë penalë ndërsa partneret e tyre rumune. Droga ishte e paketuar dhe e fshehur në vend etë ndryshme të banesës ku të katër personat jetonin së bashku. Të katër personat janë transferuar në burgun e Monzas dhe në atë të San Vittore në Milano. /abcnews.al