Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandali LaCivita/ Petraj analizon pasojat: Cikli i Berishës ka përfunduar, mund të hetohet nëse…

schedule23:36 - 8 Tetor, 2026

schedule 23:36 - 8 Tetor, 2026

TIRANË- New York Times plasi skandalin, që përfshin Kris LaCiviten. Këshilltari i Sali Berishës në zgjedhjet e vjetshme, ka këshilluar edhe Millorad dodik, dhe ka marrë miliona dollarë, pa njoftuar presidentin amerikan dhe duke përdorur emrin e Trump.

Presidenti Donald Trumps tha se LaCivita nuk ka punuar kurrë për të. Trump premtoi hetim të skandalit që mund të shtrihet dhe mbi Sali Berishën.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” tha se Sali Berisha është një person, të cilit duhet t’i kishte përfunduar me kohë cikli i tij politik. Ai theksoi se Chris Lacivita ka përdorur emrin e SHBA dhe të Donald Trump, për përfitime personale.



Sipas tij, nëse hetimet do nisin për këtë çështje, atëherë edhe Sali Berisha ka gjasë të preket nga kjo pjesë pasi LaCivita ka qenë kreu i fushatës së tij në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.

“Është një person, të cilit duhet t’i kishte përfunduar cikli politik. LaCivita ka luajtur me emrin e Shteteve të Bashkuara, me emrin e Trump për punë private. Berisha do gjendet në skemën e hetimit, nëse do niste hetimi. Kjo nuk e di nëse do shërbejë si indicie, nuk kemi parë një lëvizje të SPAK për këtë rast”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!