Gazetari Egon Loli në emisionin “War Report” në ABC News komentoi thirrjet e SHBA drejtuar vendeve Baltike për të marrë masa.
Ai tha se situata mund të interpretohet përmes dy skenarëve, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e SHBA-së dhe zhvillimet e mundshme në raport me Evropën, Rusinë dhe NATO-n.
“Dy janë skenarët ose Trump dhe Rubio vazhdojnë të jenë ne lindjen e dy dokumenteve kryesore që e vendosin Evropën me SHBA dhe Rusisë, pra një sulm i përbashkët politik edhe i Rusisë, ose skenari i dytë është që këto janë vërtet paralajmërime që qëndrojnë dhe që vërtet situata po shkon drejt një përshkallëzimi. Pikëpyetja e madhe ngelet në vendet e NATO-s në BE. Unë them se për të dy këto skenarë situata duhet marrë seriozisht”, tha ai.
Nga ana e tij koloneli Kolonel Sami Neziri tha se në kushtet dhe situatën në të cilën ndodhet, Rusisë nuk i intereson një fron tjetër luftë.
“Jam i bindur që luftë apo front tjetër nuk besoj se i intereson as vetë Rusisë për të hapur. I shoh deklaratat si presione do thja ndaj Ukrainës dhe Volodymir Zelenskyt. Por në këto kushte nuk mund të japim asnjë difinicion fundor dhe të saktë. Por them se do të prevalojë metoda e luftës hibride, duke përdorur dronë apo raketa balistike”, tha mes të tjerash ai.


