Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

NATO rikthehet në Kiev pas 8 vitesh, Komiteti Ushtarak vizitë zyrtare në Ukrainë

schedule22:00 - 8 Tetor, 2026

schedule 22:00 - 8 Tetor, 2026

Komiteti Ushtarak i NATO-s ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kiev për herë të parë pas tetë vitesh, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve ushtarakë nga të 32 vendet anëtare të aleancës.

Delegacioni i nivelit të lartë, i drejtuar nga kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giuseppe Cavo Dragone, mbërriti në kryeqytetin ukrainas më 6 tetor, pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet ruse.

“Pas një ndërprerjeje tetëvjeçare, Komiteti Ushtarak i NATO-s po kthehet në Kiev për një vizitë zyrtare. Edhe pse nuk kemi qenë fizikisht të pranishëm këtu, Ukraina ka qenë gjithmonë në mendimet, diskutimet dhe vendimet tona”, deklaroi Cavo Dragone.



Gjatë vizitës, kreu i Komitetit Ushtarak theksoi unitetin e aleancës përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së vendeve anëtare. Sipas tij, Rusia nuk do të mund ta cenojë unitetin e NATO-s përmes akteve të sabotimit, sulmeve kibernetike apo shkeljeve të hapësirës ajrore.

Vizita zhvillohet në një periudhë kur lufta në Ukrainë vijon, ndërsa NATO dhe vendet anëtare po forcojnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Kievin.

Që prej nisjes së pushtimit rus, një pjesë e konsiderueshme e vendeve anëtare të NATO-s kanë ofruar ndihmë ushtarake, financiare dhe logjistike për Ukrainën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!