Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Administrata Trump akuzon Microsoft për abuzim me programin amerikan të vizave

schedule22:22 - 8 Tetor, 2026

schedule 22:22 - 8 Tetor, 2026

Administrata e presidentit Donald Trump ka akuzuar sot Microsoft-in për abuzim me programin amerikan të vizave “H-1B”, që u lejon kompanive të punësojnë specialistë të kualifikuar nga jashtë SHBA-së.

Si masë ndëshkuese, qeveria amerikane e ka ndaluar përkohësisht kompaninë të paraqesë kërkesa të reja për rezidencë të përhershme, ose “green card”, për punonjësit e saj të huaj.

Zëvendëspresidenti JD Vance tha se Microsoft kishte pushuar nga puna rreth 6 000 punonjës amerikanë vitin e kaluar, ndërsa në të njëjtën kohë kishte rreth 6 300 punonjës të huaj me viza “H-1B”.



Programi “H-1B” është përdorur prej dekadash nga kompanitë amerikane për të tërhequr profesionistë të specializuar, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Edhe drejtuesit e Microsoft-it, Satya Nadella, dhe të Google-it, Sundar Pichai, kanë pasur më parë viza “H-1B”.

Administrata Trump argumenton se programi mund të dëmtojë punëtorët amerikanë, duke u dhënë kompanive mundësinë t’i zëvendësojnë ata me punonjës të huaj.

Kompanitë e teknologjisë, nga ana tjetër, kundërshtojnë këtë argument dhe thonë se SHBA-ja nuk ka gjithmonë numër të mjaftueshëm specialistësh të kualifikuar për pozicionet e kërkuara.

Sekretari i Punës, Keith Sonderling, tha se Microsoft kishte abuzuar me procesin e rezidencës së përhershme në një shkallë më të madhe se çdo kompani tjetër.

Për këtë arsye, Microsoft-it do t’i ndalohet deri në një njoftim të mëtejshëm paraqitja e aplikimeve të reja për green card për punonjësit e huaj.

Masa të ngjashme po ndërmerren edhe ndaj disa kompanive konsulente dhe kompanisë së softuerëve Adobe, e njohur për Photoshop-in.

Vendimi vjen në një moment politikisht të rëndësishëm, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!