Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PS kalon reformën dhe (testin)/ Pro 85 vota, ‘jeshil’ edhe Erion Braçe

schedule01:07 - 9 Tetor, 2026

schedule 01:07 - 9 Tetor, 2026

S’ka më lojëra, mazhoranca socialiste miraton me 85 vota pro në parlament reformën e re territoriale.

Në një nga reformat më kritike të këtij mandati të katërt, PS tregoi unitetin e saj pa asnjë rrjedhje, ndonëse deri në momentin e fundit u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama për të shuar rebelët brenda grupit.

I pari, Vullnet Sinaj. Deputeti i Vlorës, i cili deri në fillim të javës ishte deklaruar kundër, por të enjten u pendua dhe kujtoi se, para premtimeve lokale, mandatin e ka në PS.



I dyti, Erion Braçe. U desh një takim i fundit para votimit, kokë më kokë mes Edi Ramës dhe deputetit, për të bindur këtë të fundit të votojë pro, përndryshe mund të ishte dhe dita e fundit pas 20 vitesh si deputet i PS.

Ndërsa Elisa Spiropali, përtej hartimeve dhe shou-t me fustan të kuq, duket se u vetëbind se, në fund të fundit, është një votë më shumë statistikë si vota e 85-të.

Për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht peripecive të votimit, 85 votat do t’ia vlejnë për një reformë modernizuese, ndërsa një mesazh e kishte për jodashamirësit e PS-së që i bënë hesapet para kohe.

Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme, po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe, nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste.

Opozita, e cila në këtë votim nuk pati peshë apo vlerë, mbeti po aq e parëndësishme si brenda, ashtu edhe jashtë, me protestat e saj.

Në fund, iu rrëzua edhe kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për KAYO.

Tani, me hartën e re territoriale, përvishen mëngët për zgjedhjet e 2027-s, ku do të shkohet jo më me 61, por 46 bashki.

Kurse reforma territoriale do të vijojë për qytetarët, me një tjetër komision të posaçëm parlamentar për ndarjen e kompetencave, financimeve dhe analizimin e 46 bashkive të reja.

Harta e re territoriale kaloi me një votë më shumë sesa ligji kishte nevojë. 85 votat pro përfshinë tri votat e socialdemokratëve. Lajmi jo lajm ishte se Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali nuk shkojnë dot përtej kritikave verbale apo hartimeve. Edi Rama ka një maxhorancë solide. Po solid e ka grupin edhe Sali Berisha. Me ndryshimin se votat e tij në Kuvend janë të panevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!