Përleshje të dhunshme janë regjistruar gjatë protestave kundër emigrantëve në Durban dhe Soweto të Afrikës së Jugut.
Në Durban, protestuesit kërkuan ndalimin e përpunimit të kërkesave për azil në një qendër pritjeje refugjatësh.
Sipas raportimeve të mediave lokale, gjatë protestave rreth dhjetë automjete janë përmbysur dhe u është vënë flaka, ndërsa janë plaçkitur edhe dyqane në pronësi të shtetasve të huaj.
Situata ka qenë e tensionuar edhe në Soweto, ku banorë janë përleshur me pronarë të dyqaneve të huaja. Mediat lokale raportojnë gjithashtu për të shtëna me armë dhe automjete të djegura.
Protestat kundër emigrantëve janë shfaqur gjatë muajve të fundit në disa qytete të Afrikës së Jugut. Në një pjesë të rasteve, demonstratat kanë degjeneruar në dhunë, sulme ndaj të huajve, vandalizëm dhe plaçkitje.
Afrika e Jugut prej vitesh përballet me tensione të lidhura me emigracionin, ndërsa mijëra emigrantë nga vende të tjera afrikane janë larguar nga vendi pas episodeve të dhunës dhe sulmeve ndaj komuniteteve të huaja.
South Africa is on fire and the only police officer on scene is white man while the blacks resort to the primitive instincts of destruction. https://t.co/pp5vgAJGvp
— Emmanuel Kimutai Motelin (@EmmanuelMotelin) October 8, 2026


