Rama për ndihmën ekonomike: Nuk do të përfitojë asnjë person i aftë për punë

schedule13:13 - 25 Shkurt, 2018

schedule 13:13 - 25 Shkurt, 2018

Asnjë person i aftë për punë që refuzon të punojë nuk do të trajtohet me ndihmë ekonomike. Apeli vjen nga kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi një familje përfituese në qytetin e Beratit.

Për të treguar efektet e skemës së re të ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama vizitoi një familje në qytetin e Beratit, ku zhvilloi edhe mbledhjen e fundit të qeverisë.

Në skemë janë përfshirë edhe familje që më herët penalizoheshin nga dokumentacioni.

Ogerta Manastirliu: “Sidomos në dokumentacioni për tokën, që nuk i lejonte dot për të aplikuar. Skema favorizonte disa kategori të veçanta që nuk ka nevojë fare që të futen në sisemin e pikëzimit, që janë familjet që përbëhen nga gra që janë me status të dënuar, gratë e trafikuara, fëmijët me statusin e jetimit dhe familjet kujdestare.”

700 familje të tjera janë përjashtuar. Shifrën për Beratin e publikoi kryeminsitri, i cili pranoi se janë bërë gabime, por tregoi dhe raste të perfituesve abuzivë.

Edi Rama: “Ja ky tjetri, djali i Josifit nga Ura vajgurore, ka 88 mijë e 947 lekë të reja rrogë dhe njëkohësisht merr dhe ndihmë ekonomike. Ka një pjesë minimale që është pjesë e marzhit të gabimit që ne po e verifikojmë”.

Një familje mund të trajtohet me ndihmë ekonomike deri në pesë vjet kohë e mjaftueshme, sipas minstres Manastirliu për t’u integruar në tregun e punës.

Në këtë pikë, kryeministri përsërit shembullin e qytetarit që refuzon ë punojë në privat se do një punë në shtet.

Edi Rama: “Një alamet djali, fizikisht më mirë se unë që thoshte më jep ndihmën ekonomike,. I thashë hajde të të çoj në punë . Në Bashki tha? Jo në privat. Në privat nuk shkoj më tha. E pabesueshme! Më mirë 50 mijë lekshi me ndihmë ekonomike sesa 300 mijë apo 400 mijë lekë në privat ”

Skema e re ka hequr ndihmën e pjesshme ekonomike dhe përfituesit marrin vetëm ndihmë të plotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!