Të moshuarit e vetmuar po ndihmohen nga punonjësit e caktuar nga bashkitë që të ushqehen. Meqë urdhëri i qeverisë i ndalon ata të dalin jashtë disa prej tyre e kanë respektuar dhe kanë pritur ushqimet tek dera e shtëpisë. Ky i moshuar nga Gjirokastra ka ruajtur dhe distancën.
“Më tha vajza të merrja numrin dhe të lidhesha më Bashkinë sepse do të më ndihmonte”, u shpreh një qytetar.
Ndërsa në të gjithë vendin po abuzohet me çmimet e frutave, një vlonjat ka shpërndarë portokalle falas.
“Këtë fitim që kam bërë këtë muaj të blejmë portokalle për 10 apo 15 veta. Të sensibilizojmë të gjithë tregtarët e Vlorës që të mos i shesin shtrenjt”, tha një prej tregtarëve.
Të moshuarit ndihen mirënjohës.
“Biznesi i vogël ka bërë diçka të bukur, këtë ta bëjnë të gjitha bizneset e tjera”, u shpreh një i moshuar.
Ekpertet per rritjen e imunitetet këshillojnë përdorimin e agrumeve për shkak se kanë përmbatje të lartë të vitaminës C./abcnews.al