Takimi VV-LDK: S’ka marrëveshje, pritet ndërhyrja e BE dhe QUINT-it

schedule21:21 - 27 Janar, 2020

schedule 21:21 - 27 Janar, 2020

Pa marrëveshje ka përfunduar edhe takimi i së hënës ndërmjet udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndonëse para takimit kreu i LDK-së Isa Mustafa kishte shfaqur vullnetin për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Për atë po shkojmë, ne jemi të gatshëm të përfundojmë marrëveshjen”, u shpreh Isa Mustafa. Nënkryetarja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk është arritur marrëveshje por pajtueshmëri për të vazhduar takimet.

Në një postim në “Facebook” Lëvizja Vetëvetëndosje njofton se takimi i radhës do të mbahet nesër në të cilin do të jenë edhe ambasadorët e QUINT-it si dhe shefja e misionit të BE-së në Prishtinë.

Kësaj radhe madje edhe mediat ishin lejuar që të qëndronin në hollin e Kuvendit ku edhe po mbahej takimi. Por me të përfunduar takimi i pari ishte Mustafa që u largua fshehtas nga mediat, ndërsa Kurti shfrytëzoi hyrjen tjetër të Kuvendit edhe ai duke u ikur mediave.
Mediat brenda hollit nuk janë lejuar që të dalin nga objekti i Kuvendit pa u larguar krerët e këtyre partive.
Janë bërë dy muaj nga certifikimi i rezultateve e rreth 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa Kosova ende është pa qeveri. Mandatari për kryeministër, Albin Kurti ka afat deri më 4 shkurt që të sigurojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!