Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama: Një tjetër ditë mikpritjeje, sot samiti i “Growth Plan” me liderët e Ballkanit Perëndimor

schedule08:01 - 27 Nëntor, 2026

schedule 08:01 - 27 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për zhvillimin e samitit të “Growth Plan”, ku në fokus do të jenë reformat, rritja ekonomike dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘Growth Plan’, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Në këtë takim pritet të diskutohet për avancimin e procesit të integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!