Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti i BE përplas Macron me Le Pen, presidenti francez: Tregoni më shumë përulësi

schedule08:45 - 27 Nëntor, 2026

schedule 08:45 - 27 Nëntor, 2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë të vitit 2027 kanë hyrë në qendër të debatit për buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në samitin e Brukselit, Emmanuel Macron kritikoi Marine Le Pen, duke e akuzuar për “arrogancë” dhe duke i kërkuar më shumë përulësi, ndërsa liderët e 27 vendeve nuk arritën kompromis për buxhetin 2028-2034.

Mosmarrëveshjet mes vendeve anëtare për kuadrin e ardhshëm financiar shumëvjeçar të BE-së mbetën të pazgjidhura edhe pas samitit urgjent të së enjtes në Bruksel.

Liderët evropianë do të rikthehen në tryezën e negociatave më 17 dhjetor, me synimin për të arritur një marrëveshje përpara fundit të vitit.



Një nga shqetësimet kryesore është mundësia që negociatat të zvarriten deri në vitin 2027, kur zgjedhjet presidenciale në Francë mund të ndryshojnë ndjeshëm balancat politike në Evropë.

Sipas sondazheve të opinionit, e djathta ekstreme kryeson në garën për zgjedhjet presidenciale franceze, ku Marine Le Pen konsiderohet një nga favoritet për të pasuar Emmanuel Macron.

Në këtë klimë, përplasja mes presidentit francez dhe lideres së së djathtës ekstreme mori vëmendje të veçantë gjatë samitit të Brukselit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!