Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Golem, Njësia Administrative Picar-Bashkia Gjirokastër, digjet një banesë. Forcat zjarrfikëse me dy automjete shkuan në vendngjarje, ku konstatuan flakët në një banesë të pabanuar, ndërsa rrezikoheshin edhe dy banesa të tjera.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e plotë të zjarrit dhe parandalimi i përhapjes së tij në banesat përreth.
Nga zjarri u dëmtua banesa e pabanuar, çatia e saj, e mbuluar me llamarinë. Nuk pati dëme të tjera materiale apo persona të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

