Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pranë lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, në afërsi të paraburgimit të qytetit. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonat përreth.
Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar apo për dëme të shkaktuara. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të sqarohen.


