Kledian Leka i përket kategorisë së personave që nuk shikojnë. Shqiptari është personi i parë që diplomohet në në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leka ka folur për gjithçka, nga humbja e shikimit në Shqipëri teksa po luante me vëllain, te largimi në Itali dhe deri te diplomimi.
Ai ka thënë se aktualisht është në punë prej vitit 2020, por merr çdo javë oferta të reja pune nga kompani të ndryshme, madje këto janë shtuar tani që është diplomuar.
“Unë e kam humbur shikimin në moshën 11-vjeçare, jam për gati 12 vite i verbër. Ndodhi një aksident në Shqipëri teksa po luaja me vëllain në Shqipëri, më pas u largova në Itali.
studimet e shkollës së lartë i kam bërë si ekspert IT, kjo më ka ndihmuar që të jem dhe autonom për mësimet, të përdor dhe sistemin digjital. Me anë të teknologjisë, lexuesit e ekranit, apo programet e veçanta nuk mund të punosh pa i ditur.
Për sa i përket mesuesëve jam ndjerë si të gjithë të tjerët, thjesht provimet nuk i kam pasur në letër, por në formatin digjital.
Prej dhjetorit të 2020 jam regjistruar dhe te bordi i mësuesve që japin mësim për personat që kanë probleme me shikimin. E kam bërë dhe si punë, por dhe si ndihmë për përdorimin e kompjuterit dhe për mësimin e informatikës. Unë punoj prej gati 5 vitesh në një kompani informatike, ofertat për punë më vijnë çdo javë dhe para diplomimit”, u shpreh Klediani./abcnews.al