Ambasadori hungarez flet nga Shkodra: Të zhgënjyer për shtyrjen e neogociatave

schedule12:49 - 30 Tetor, 2019

schedule 12:49 - 30 Tetor, 2019

Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla është shprehur i zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë. Nga Shkodra ai deklaroi se do inkurajojë dhe do bëjë çmos që Shqipëria të bëhet anëtare e BE.

 “Hungaria është e zhgënjyer nga mos-hapja e negociatave për Shqipërinë. Ne do të inkurajojmë dhe do të bëjmë çmos që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Të mos humbasë shpresat”- deklaroi ai. /abcnews.al