Brenda ditës kanë ndryshuar komplet gjërat për të ardhmen e Ansu Fati.
Spanjolli i talentuar ka dashur të provonte një eksperiencë të re jashtë Katalunjës dhe duket se klubi spanjoll e ka bërë të mundur këtë gjë, duke qenë i hapur për një largim të tij.
Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Ansu Fati do të transferohet te Brighton në Premier League. Klubi anglez dhe Barcelona kanë rënë dakort totalisht së bashku për kalimin e sulmuesit spanjoll te “pulëbardhat”.
Palët janë duke plotësuar dokumentet përkatëse të transferimit dhe kontratës. Ansu Fati do të kalojë te Brighton vetëm në formën e huazimit të thjeshtë. Asnjë opsion blerje, vetëm një huazim deri në qershor të vitit 2024.
Barcelona nuk dëshiron të humbasë një lojtar të talentuar dhe kaq të ri sa Fati, kështu që i ka dhënë dritën jeshile këtij huazimi që lojtari të ketë minutat e merituara në dispozicion, pasi te Barça konkurrenca është e madhe.
Për Ansu Fati interes të lartë kishte shfaqur edhe Tottenham, por në fund ishte Brighton i cili bëri lëvizjen e duhur për të fituar përkohësisht shërbimet e lojtarit./h.ll/abcnews.al
Ansu Fati to Brighton, here we go! Deal in place between #BHAFC and Barça as revealed earlier, verbal agreeement now done ??✨
◉ NO buy option clause.
◉ Loan deal until June 2024.
◉ Main part of salary covered.Travel booked on Thursday, Brighton want it signed ASAP. ⭐️ pic.twitter.com/1yHKYArJ9I
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023